I lindur më 26 Nëntor, shkollën fillore, nga klasa I – IX e ka kryer në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në fshatin Prelez i Jerlive.
Shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, drejtimi i përgjithshëm – Ferizaj.
Pas gjimnazit ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – dega Hidroteknikë, ku vazhdon edhe tash të vijoj me studimet Master në po të njejtën degë.
Pas përfundimit të studimeve në baqelor, ka filluar punën si Inxhinier, fillimisht në sektorin privat, pastaj nga viti 2018 si Inxhinier i Ndërtimtarisë pranë Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt deri në dhjetor të vitit 2021, ku është emëruar dhe do të vazhdoj punën si Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës.
Njihet si person i përgjegjshëm, komunikativ dhe energjik në punë, njohës i gjuhëve të huaja si angleze dhe gjermane si dhe me shkathtësi kompjuterike shumë të mira në Microsoft Office dhe Autocad.