Republika e Kosoves

Ferizaj

Lulzim Aliu

Lulzim Aliu u lindi më 15.06.1971 në Ferizaj, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Studimet në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Elektroteknik i filloi në vitin 1990.

Ishte pjesëmarrës dhe organizues i demonstratave të vitit 1989, si dhe anëtar i kryesisë së Unionit të Pavarur Studentor gjatë viteve 1991 -1993.

Pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe epror i lartë në ZO të Nerodimes. Ai u aktivizua pas lufte në institucionet shtet ndërtuese të Kosovës.

Në mandatin e fundit katërvjeçar të Kuvendit te Komunës 2009 – 2013 ishte anëtar i saj, ku luajti një rol të rëndësishëm edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa që disa vite është edhe bashkëpronar i kompanisë projektuese dhe ndërtimore DYNAMIC COM.

Ka qenë anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt si dhe këshilltar politik i zv. Kryeministrit të Parë të Kosovës z. Hajredin Kuҫit

Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizajt.

Aktualisht është nënkryetar i Komunës së Ferizajt.