Republika e Kosoves

Ferizaj

Xhavit Zariqi

Lindi më 15 Nëntor 1960, në Fshatin Rahovicë, Komuna Ferizaj, shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme ekonomike e kreu në Ferizaj.

Studimet i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës/Fakulteti Ekonomik.

Është rritur në një familje me traditë atdhetare, qysh i ri ka vepruar në shërbim të çështjes kombëtare, për shkak të aktivitetit politikë dhe atdhetarë ka qenë dy herë i burgosur politikë.

Në periudhën kohore 1984-1985, si dhe në periudhën kohore 1989-1999, për shkak të aktivitetit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe i keqtrajtuar nga pushtuesi serb.

Eksperiencat profesionale dhe politike:

NË PERIUDHËN E PARALUFTËS

  • Aktivist i Çështjes Kombëtare;
  • Anëtar i Kryesisë të Këshillit për të Drejta të Njeriut në Vitet e 90-ta;
  • Anëtar i Kryesisë të Këshillit Drejtues për financim në Komunën e Ferizajt, në periudhën kohore 1995-1998.

NË PERIUDHËN E PASLUFTËS

  • Menagjer i distriktit të KEK- ut në periudhën kohore 2007-2012;
  • Këshilltar i Komunës së Ferizajt në periudhën kohore 2000-2013;
  • Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt në periudhën kohore 2011-2013;
  • Nënkryetar i Komunës të Ferizajt në periudhën kohore 2013-2017;
  • Zëvendës Ministër në Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që nga Viti 2017-2019;
  • Zëvendës Ministër në Ministrin e Infrastrukturës që nga viti 2019-2020.
  • Aktualisht është Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
  • Është i martuar, baba i tre fëmijëve.

Adresa e banimit: Fshati Rahovicë