Republika e Kosoves

Ferizaj

Arben Halili

Arben Halili, Master i Shkencave të Biologjisë, Drejtimi: Ekologji dhe Mbrojtje e Ambientit

Drejtor pranë shkollës fillore të mesme të ulët ”Imri Halili” në Gaçkë, Komuna Ferizaj

 

Arben (Nazmi) Halili është i lindur më datë 23.03.1978 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gaçkë ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin e përgjithshëm “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës në FSHMN – Departamenti i  Biologjisë.

Arben Halili fillimisht ka punuar si arsimtarë në shkollën fillore “Imri Halili” në Gaçkë nga viti 2002 deri vitin 2004, pastaj nga viti 2004-2014 ka punuar si arsimtarë i Biologjisë dhe mbrojtje të mjedisit në shkollën fillore” Gjon Serreqi” në Ferizaj, në Gjimnazin Kuvendi i Arbërit, shkollën “Ahmet Hoxha” dhe shkollën e Mesme Teknike në Ferizaj. Gjatë kohës sa ka punuar në Gjon Serreq ka udhëhequr edhe klubin e gjelbër në bashkëpunim me organizatën BEP.

Arbeni ka ndjekur një numër të trajnimeve duke filluar nga ato të mbajtura nga BEP siç është seminari për Mjedisin, seminari për Shkencat e Natyrës, Vlerësimin Formativë, pastaj MKLSH të mbajtur nga KEC-I, trajnime për Teknologji informative, për Gjuhët e huaja, trajnimin për Udhëheqje në Arsim nga USAID etj.

Arbeni përveq studimeve themelore ka përfunduar me sukses edhe studimet posdiplomike Master  në Universitetin e Prishtinës, në departamentin  e Biologjisë, drejtimi Ekologji dhe Mbrojtje e Ambientit.

Prej datës 28.04.2014 Arbeni  është drejtor pranë shkollës fillore të mesme të ulët”Imri Halili” në fshatin Gaçkë, komuna Ferizaj, ku aktualishtë  edhe jeton me familje.