Republika e Kosoves

Ferizaj

Sebahate Sadiku

  • Sebahate Ajeti-Sadiku u lind me 13 maj 1987 ne Ferizaj, ku kreu shkollën fillore te mesme për të vazhduar tutje në Universitetin mbretëror “ILIRIA” në Ekonomi drejtimi Banka – Financa dhe Kontabilitet, aktualisht ndjek magjistraturën në po të njëjtin universitet në të njëjtin drejtim.Eksperienca: Përvojë të gjatë në fushën financiare dhe menagjeriale, filloi karrierën bankare në Ferizaj gjatë vitit 2008-2010 në bankën NLB Prishtina si zyrtare për marrëdhënie me klientët e më vonë gjatë vitit 2010-2015 si zyrtare financiare për portfoli të klientëve dhe së fundi nga viti 2015 u emërua udhëheqëse e ekspoziturës në Ferizaj ku përgjegjësi kryesore ishte:
    • Udhëheqjen, shitjen, raportin me palët, të punësuarit dhe administrimi i ekspoziturës;
    • Përgjegjëse për realizimin e planeve të caktuara të shitjes sipas objektivave;
    • Udhëheq njësinë punuese dhe kujdeset për organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës;
    • Koordinon dhe drejton aktivitete nëpër sportelet e ekspoziturës ;
    • Përpilon planin e biznesit financiar të ekspoziturës dhe kujdeset për realizimin e tij;
    • Përcjellja dhe kujdesi për financat e klientëve dhe kontakti me depozitarët e bankës dhe me ata potencial;
    • Përcjellja e realizimit dhe e kthimit të të gjitha llojeve të kredive, përcjellja dhe analiza e afarizmit  të klientëve ;
    • Promovimi dhe shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve bankare;
    • Vendosja e kontakteve me komitetet si dhe përgatitja dhe zbatimi i takimeve afariste ;
    • Kujdeset dhe përcjell likuiditetin e ekspoziturës dhe sporteleve;

     

    Aktualisht drejtoreshe e Financave në Komunën e Ferizajt.