Republika e Kosoves

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani

XHEMILE MURATI SHABANI

Xhemile Murati Shabani, u lind me 23 Korrik 1985 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu ne fashtin Pleshine ndersa shkollën e mesme Ekonomike në Ferizaj. Ka të kryer Shkollën Profesionale të Komunikacionit , Instruktor i vozitjes për kategorinë B, poashtu ka mbaruar studimet per drejtesi , si dhe ka të mbaruara edhe studimet e nivelit master në drejtimi penalo – juridik

Fillimisht ishte vullnetare ne OJQ – Qendra për Përparimin Edukimit dhe Arsimit-QPEA nga viti 2001 deri në vitin 2006, pastaj nga viti 2006-2009 udhëheqi biznesit privat, Veprimtaria e Shkollave për Shofer. Në mandatin e viteve 2013-2017, Anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ku luajti një rol të rëndësishëm edhe në këto Komitete: Komiteti për Komunitete , Komitetit për Politik dhe Financa në vitin 2017 dhe në Këshillin për Siguri në Bashkësi në Komunën e Ferizajt. Poashtu nga fillimi I vitit 2016 deri në fund të vitit 2017 punoi , Zyrtare Ligjore në KRM “PASTËRTIA” SH.A. Ferizaj.
Xhemile Murati Shabani aktualisht është Drejtore e Kulturës Rinisë dhe Sportit ne Ferizaj si dhe kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini dhe Sport, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Veprimtaria Politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK.

Është e martuar dhe nënë e dy fëmijeve.