Republika e Kosoves

Ferizaj

Agim Aliu

U lind më 10 qershor 1971, në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës/Fakulteti Juridik, dhe aktualisht vijon studimet e nivelit master në po këtë universitet/drejtim. Ka studiuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë/Universiteti i Prishtinës.

I rritur në një familje me traditë atdhetare, qysh i ri ka vepruar në shërbim të çështjes kombëtare. Për shkak të aktivitetit politik-atdhetar, në vitin 1993, është keqtrajtuar nga pushtuesi serb, bashkë me motrën e tij, Sanijen, e cila ka bërë dy herë burgun politik. Gjatë luftës, ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së.

Veprimtaria politike:

– Është njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj;
– Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, 2001-2003;
– Anëtar i Kryesisë së PDK-së në Ferizaj që nga viti 2001 dhe aktualisht;
– Anëtar i Kuvendit të Komunal, 2000-2009;
– Kryesues i Kuvendit të Komunal të Ferizajt, 2007-2009;
– Kryesues i Kuvendit Komunal të Ferizajt (i rizgjedhur) 2009-2013;
– Kryetar i degës së PDK-së në Ferizaj;
– Kryetar i Komunës së Ferizajt – 2012-2013;
– Kandidat i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt , 2013;
– Deputet i legjislaturës së pestë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014-2017
– Anëtar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, 2014-2017
– Deputet i legjislaturës së gjashtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2017

Aktualisht Kryetar i Komunës së Ferizajt

 

Është i martuar, baba i një fëmije.