Republika Kosovo

Uroševac

Menaxhmeti i QKMF-së dhe Drejtori i DSHMS-së gjatë ditës së sotme kanë mbajtur dy takime të ndara

2023/03/30 - 3:17

Menaxhmeti i QKMF-së dhe Drejtori i DSHMS-së gjatë ditës së sotme kanë mbajtur dy takime të ndara me koordinatoret dhe infermieret e ekipeve të Vizitave Shtëpiake për Nëna dhe Fëmijë, dhe të Vizitave shtëpiake paliative.
Programi i vizitave shtëpiake për Nëna dhe Fëmijë 0 deri 3 vjeç, që ka filluar të implementohet në QKMF-Ferizaj që nga viti 2015, nën mbështetje të UNICEF-i dhe përkrahur nga Ambasada e Luksemburgut nga ky vit do të mbështetet edhe nga Ministria e Shëndetësisë që ka ndarë edhe grantin për këto vizita dhe vizitat e kujdesit paliativ.
Duke iu falënderuar angazhimit të Kryetarit të Komunës z.Agim Aliu dhe Drejtorit të DSHMS-së, Dr.Kemajl Emini, në krijimin e mundësive për pranimin e punëtorëve përmes kontratës Komuna e Ferizajt & Caritas, në QKMF janë shtuar ekipet e Vizitave Shtëpiake për Nëna dhe Fëmijë, si dhe të Vizitave paliative.
Nga fillimi i muajit Prill vizitat shtëpiake sipas Programit për Nëna e Fëmijë do të organizohen paradite gjatë pesë ditëve të javës, nëpër të gjitha QMF-të, ndërsa në QKMF dhe QMF 2 do të organizohen në të dy ndërrimet, 12 orë gjatë pesë ditëve të javës.
Ndërsa vizitat shtëpiake paliative në QKMF do të organizohen 12 orë gjatë shtatë ditëve të javës. Në QKMF dhe tre QMF-të e qytetit do të organizohen gjatë ndërrimit të paradites gjashtë ditë të javës, ndërsa në QMF 1 dhe QMF 4 ekipet e këtij shërbimi do të angazhohen 12 orë gjashtë ditë të javës, ndërsa ekipi kujdestar i këtij shërbimi do të angazhohet gjatë ditëve të diela.
Për vizitat shtëpiake paliative thirrjet mund të bëhen në numrat:
QKMF – 049/924/688 (edhe të dielën)
QMF 2 – 0290/364/880
QMF 1- 049/924/384
QMF 4 – 049/924/533