2024/11/22 - 9:38
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik edhe Diasporë Burbuqe Leka, ka qenë një ndër panelistet e cila ka marrë pjesë në konferencën e grupeve lokale të grave e cila është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Kjo konferencë ka një rëndësi të veçantë për fuqizimin e grave në aspektin ekonomik si dhe promovimin e barazisë gjinore në nivel lokal dhe në nivel vendi.
Konferenca ka bërë bashkë gra lidere, aktiviste, dhe profesioniste për të diskutuar sfidat dhe për të ndarë mendimet dhe praktikat më të mira në fusha të ndryshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe përmirësimin e mundësive ekonomike për gratë.