Qendra për Shërbime të Qytetarëve ka filluar të funksionoj me 20 prill 2004, si Zyrë Pritëse, gjendet në përdhesën e Kuvendit Komunal nr. 1 është financuar nga Qeveria Zvicerane – Projekti LOGOS.
Shërbimet kryesore:
1.Komunikimi me qytetarë, në mënyrë korrekte dhe transparente dhe mirëpretë qytetarët që i drejtohen komunës,
2.Këshillimi dhe ndihma juridike –administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave dhe parashtresave,
3.Pranimi dhe regjitrimi i kërkësave dhe parashtresave ,
4.Mbajtja e statistikave të kërkesave e parashtresave të paraqitura nga qytetarët,
5.Informimi në çdo kohë parashtrusin e kërkesës lidhur me rrjedhën e procedures me lëndën që është paraqitur nga ata ,
6.Parashtrusi i kërkesës duhet të informohet për afatin brenda të cilit do të vendoset lidhur me kërkesën dhe mundësisht datën e caktuar për të marrë pergjigjjen me shkrim,
7.Përgatitë dhe vë në dizpozicion të qytetarëve formularë për të gjitha llojet e kërkesave,
8.Pranon Ankesa kundër vendimeve të shkallës së parë dhe shkallës së dytë.
Shërbimet e ndërsjella
A.Kryen të gjitha sherbimet duke filluar nga Kryetari i Komunës ,Kryesusi Kuvendit
B.Drejtoritë Komunale dhe Kompanitë publike komunale .
C.Orari i punës 08:00 deri në orën 16:00
D.Telefoni kontaktues:
e-mail: q.sh.q@ks-gov.net
Resurset njerzore të Q.SH.Q
A.Shefi i Zyrës
B.Zyrtarët
C.Ekspeditusi