Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj: Jemi më të sigurt se kurrë më parë

2024/03/13 - 10:30

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se janë vendosur kamerat e sigurisë me kualitet të lartë që do të jenë në shërbim të policisë për monitorim të qytetit.

“Ky investim ndikon drejtëpërdrejt në intervenime më të shpejta, zbulime më të sakta dhe zvogëlim të krimit”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Këto kamera do të jenë në shërbim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme për të monitoruar gjendjen, rritur sigurinë si dhe ulur mundësitë e dukurive negative në Komunën e Kamenicës.