2024/11/01 - 10:09
Kryetari i Komunës së Kamenicës ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për renovimin e dy ndërtesave sociale.
I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje kap vleren prej 556,988 Euro.
“Vazhdojmë për qytetin tonë
Në vlerë prej 556,988 Eurosh kemi nënshkruar marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për renovimin e dy ndërtesave sociale. Përfitues janë 49 familje apo 184 banorë. Faleminderit Ministres znj. Artane Rizvanolli për mbështetjen.
Në mes të qytetit, dy ndërtesa të shëmtuara po paraqitnin pamje shumë të keqe në qytetin tonë të bukur.
Ashtu siç kemi premtuar, intervenimet tona në dizajnimin e brendshëm të qytetit do vazhdojnë me përkushtim maksimal, sepse e duam këtë qytet.
Këto ndërtesa do t’i nënshtrohen intervenimit të tërësishëm drejt masave të efiçiencës si:
– Izolimin e kulmit
– Izolimin e mureve
– Dyer e dritare të reja
– Sistemin e ngrohjes për secilën familje
– Renovimin e hyrjeve
– Sistemin e interfonisë
– Masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit”, ka shkruar i pari i komunës.