Kryetari Rahimaj: Përfundon projekti i këndeve të lojërave për fëmijë
2024/12/31 - 11:05
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar edhe projekti për këndet e lojërave për fëmijë.
“Tashmë më të dashurit tanë do të kenë hapësirat e tyre rekreative në gjithsej 10 lokacione.”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai ka shtuar se këto kënde janë vendosur duke filluar nga parku i qytetit, tek parku i çerdhes, në lagjen “Malësia”, Kopërnicë, Koretin, Topanicë, Karaçevë e Epërme e Muçiverc.
Kryetari Rahimaj ka njoftuar se ky investim kap vlerën e 80,000 eurosh si dhe do të vazhdohet me punë të tjera të mira në të ardhmen.