Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj takon Kryetari e Likovës Erkan Arifi

2024/10/29 - 1:47

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është mirëpritur nga Kryetari i Likovës, Erkan Arifi, në Maqedoninë e Veriut.

Takimi mes të dy kryetarëve është bërë me qëllim diskutimi për fondet të cilat dhuron Bashkimi Evropian ndaj komunave që arrijnë marrëveshje ndërkufitare për projekte të ndryshme.

Kryetari Rahimaj ka falënderuar Kryetarin Arifi për mikëpritjen duke thënë se që të dy janë të interesuar të rrisin bashkëpunimet mes komunave në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga këto bashkëpunime.