2024/10/29 - 10:21
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e X-të të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët,drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e IX-të e Kuvendit Komunal për vitin 2024,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e Parkingjeve Publike në Komunën e Kamenicës,
4.Shqyrtimi i raportit financiar buxhetor i Komunës së Kamenicës për periudhën 1 Korrik – 30 Shtator 2024 (TM3),
5.Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash.