Mbahet mbledhja e radhës e KKSB-së
2024/12/23 - 10:01
Sot me datë 23.12.2024 u mbajte mbledhja e gjashtë e KKSB-së me anëtarë të saj, për këtë takim ishin paraparë tri pika të rendit të ditës ;
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike ;
Kryetari Kadri Rahimaj ka hedhur në votim rendin e ditës që është miratuar nga të pranishmit pa ndonjë ndryshim.
Në pikën e dytë të rendit të ditës ishin prezent përfaqësues të shërbimeve publike Hysen Jerliu dhe Ibrahim Kastrati.
Zyrtari Hysen Jerliu ka thënë se së shpejti do të nxirret një urdhëresë qe do ta ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike si dhe në kuadër të kësaj këto mjete do të ndalohen së shituri në sheshin e Qytetit.
Në kuadër të rendit të ditës ka vazhduar edhe diskutimi për sigurinë e fëmijëve nën moshë në lokale të lojërave të ndryshme.
Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj ka falenderuar anëtaret e KKSB-së për punën e tyre gjatë vitit 2024, dhe me ketë ka njoftuar se është përmbushur edhe plani i punës në tërësi KKSB-së.