Mbahet punëtori për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor
2024/12/27 - 10:34
Sot në Komunën e Kamenicës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me UN Women, në kuadër të projektit GEF (Gender Equality Facility), financuar nga Bashkimi Europian, është mbajtur punëtori mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.
Zyrtarët komunal kanë pasur mundësinë që të mësojnë nga afër rreth praktikave më të mira të buxhetimit gjinor si dhe bashkëpunimit ndërsektorial për arritjen e një planifikimi shumë më të mirë rreth ndarjes së drejtë buxhetore.
Trajnimi në fjalë, është i dyti me radhë për të njejtën temë, e që përqafon edhe kriteret dhe aktivitetet e Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore.