Republika e Kosovës

Kamenicë

Mbahet shqyrtimi publik për Projekt-Planin Zhvillimor Komunal 2024-2032

2024/11/15 - 8:26

Grupi punues për hartimin e Projekt-Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032 ka mbajtur shqyrtimin publik për këtë dokument.

Të pranishëm në këtë takim publik ishin drejtor të drejtorive komunale, zyrtarë komunal, qytetarë, OJQ dhe të tjerë.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, ka hapur këtë takim duke prezantuar Projekt-Planin Zhvillimor Komunal 2024-2032.

Drejtori Berisha theksoi se kjo është hapja e parë e shqyrtimit publik dhe se sipas tij 30 ditë nga sot do të jetë edhe në shqyrtim publik në formë fizike në biblotekën e qytetit.

Ndryshe ai theksoi se si drejtori janë në dispozicion t’ju japin informata për secilën pronën kushdo që interesohet, dhe se do t’i marrin kërkesat ku pastaj do t’i shqyrtojnë konform ligjit.
Në vazhdim ai ka bërë prezantimin e Projekt-Planit, ku pas prezantimit hapi debatin për pyetje, komente apo sugjerime nga të pranishmit.

Për më shumë do të publikohet procesverbal lidhur me këtë takim.

Në linkun më posht gjeni Projekt-Planin Zhvillimor Komunal 2024-2032.