Republika e Kosoves

Kamenicë

Kompetencat e Drejtorisë të  Administratës së Përgjithshme janë:

-ushtron përgjegjësitë që i jepen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statut dhe Rregulloren e punës;
-udhëheqja me shërbimin e kuvendit të komunës;
-udhëheqja me zyrën ligjore, bibliotekën ligjore dhe atë të personelit (dosjet e personelit, zbatimi i procedurave të rekrutimit);
-udhëheqja me zyrën për shërbime të qytetarëve (shkrimoren, arkivën, postën dhe recepsionistin-informues për drejtim të palëve në zyrat e Administratës Komunale);
-zyrën për ankesa;
-udhëheqë shërbimin e përkthimeve në gjuhët zyrtare;
-shërbimin teknik (sigurimi i objektit, i pastrimit, ndihmësja);
-menaxhon punën e NJKDNJ-së në bashkpunim me koordinatorin/en e tij/ saj;
-shqyrton me shërbimet përkatëse paraprakisht peticionet , dhe vlefshmërinë e tyre në pajtim me Rregulloren Komunale për Transparencën drejtuar komunës dhe del me propozime konkrete në Kuvend;
-mbikqyrë punën e zyrës për pranim dhe shpërndarje të mallit, shërbimeve dhe të depos;
-organizon logjistikën që përfshinë përgjegjësitë si: transportin (veturat zyrtare, menaxhimin e tyre, kujdesin për mirëmbajtjen, mirëmbajtësit për objektet e administatës komunale );
– menaxhimi i pasurisë në kuadër të drejtorisë së administratës dhe personelit, administratës komunale.
-mirëmbajtjen e paisjeve të teknologjisë informative, mirëmbajtjen e ueb aplikacionit dhe futjen e informatave në të;
-harton planin – listën e shenjave të klasifikimit të organeve komunale;
-harton planin – për rregullimin dhe arkivimin-asgjësimin e vulave;
-formon  komisione ad hoc për çështje që rrjedhin  nga kompetencat e drejtorisë.