Republika e Kosoves

Kamenicë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

-menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;
-punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore;
-zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i;
-pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës;
-planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in;
-mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune;
-regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mos diskriminimit;
-regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT;
-nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm.
-regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin;
-respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;
-identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative;
-bënë trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i;
-përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës;
-përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal;
-mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
-përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore;
-miratimi i pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës;
-merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës;
-merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj;
-miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore;
-në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë;
-nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes;
-bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte  të  përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla;
-përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal;
-kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime -shëndetësore;
-merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt  në oborrin e shkollës;
-arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave -të abuzimit me drogë;
-shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera -komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;
-bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
-propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;
-propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale;
-ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.