Republika e Kosoves

Kamenicë

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë ka në objekt të punës së saj: 

1. Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme;
2. Mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve
dhe shtëpive;
3. është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese
homogjene, për sigurimin e Hartave Orto–Foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në
formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
4. Bënë vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi;
5. Sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën;
6. Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin
e tokave;
7. Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
8. Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara
(ngastrave dhe zonave kadastrale);
9. Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me
parametrat e dhëna për transformim;
10. Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
11. Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat
rreth eksproprijimit të tokës;
12. Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe
banesa;
13. Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale;
14. Zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit
sipas kërkesës së palëve;
15. Bënë korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi
lidhur me regjistrimin e pronës;
16. Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga
dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
17. Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe
shitjes së pronës për komunën;
18. Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm;
19. Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë
çështje;
20. Bënë vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme;
21. Kryen procedurat rreth dhënies së tokës për ndërtim;
22. Bënë regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta
të ndërtesave kolektive;
23. Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të
komunës dhe mbanë evidencën për to;
24. Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh;
25. Përgatitë specifikacione, propozime për tender, për kryerjen e punëve që bëjnë pjesë në sferën
e drejtorisë;
26. Cakton tarifat për shërbimet që ofron, nëse ndryshe nuk janë të përcaktuara me ligj;
27. Ushtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.