2024/03/19 - 1:20
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët e Kamenicës lidhur me plotësim-ndryshimin e Udhëzuesit për Aplikim për Grante.
Ky takim kishte për qëllim marrjen e komenteve, rekomandimeve dhe sugjerimeve nga të pranishmit për lehtësimin e mënyrave të aplikimit për grante, konform rregullorës komunale.
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, në këtë takim ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje duke thënë se kontributi i tyre për të dhënë komente e pasuron edhe më shumë Udhëzuesin e tanishëm, si dhe lehtëson format se si ata të aplikojnë dhe të jenë përfitues të granteve.
Në anën tjetër nga të pranishmit u rekomandua që këtij Udhëzuesi t’i shtohet përkrahja për sektorin e Bletarisë, sektorit të Tregtisë. Po ashtu sipas tyre Zona Rurale dhe gratë duhet të kenë përparsi dhe të përkrahen më shumë.
Ndër të tjera në takim një nga përfituesit e gratit të vitit të kaluar, ndau përvojën e tij të mirë me pranishmit ku u bëri thirrje që të aplikojnë çdoherë kur ka thirrje për grante në Komunën e Kamenicës.