2024/03/22 - 3:25
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë, raport për gjendjen e sigurisë në Kamenicë;
2.Mirëmbajtja e shkollave, siguria në dhe për rreth objekteve shkollore, delikuenca e nxënësve, mbarëvajtja e procesit mësimor nga ana e mësimdhënësve;
3.Informatë rreth planit të punës së KKSB-së për vitin 2024;
4. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të rendit të ditës, fjala iu dha Komandantit të Policisë, Florim Klaiqi, i cili tha se situata e sigurisë në Kamenicë është e qetë dhe se janë duke u trajtuar rastet e kundërvajtjeve. Ai foli edhe për sigurinë e nxënësve në objektet shkollore, ku tregoi se janë të gatshëm dhe duke bashkëpunuar me drejtorët e shkollave në raste të paraqitjes së ndonjë sjelljeje jo të duhur.
Ndër të tjera në takim është diskutuar edhe plani i punës së KKSB-së për vitin 2024.