Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet mbledhja e radhës e KKSB-së

2024/11/22 - 9:50

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj dhe anëtarët e KKSB-së.

Në rend dite për t’u diskutuar ishin këto pika:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë. Raport për gjendjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës;
3. Sanimi i rrugëve-probleme me infrastrukturën rrugore në disa pjesë me (dëmtime, gropa ne rrugët e qytetit dhe fshatrave) si dhe ndriçimi publik;
4. Funksionimi i kamerave në qytet;
5. Të ndryshme.

Të gjitha këto pika u diskutuan nga anëtarë dhe u paraqiten edhe sugjerimet nga të pranishmit.