Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënshkruhet marrëveshja për formimin e Këshillave të Pacientëve

2024/12/03 - 8:40

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve (PRAK) për themelimin e Këshillave të Pacientëve.

Sipas kësaj marrëveshje këto këshilla do të shërbejnë si platforma për adresimin e sfidave dhe prioriteteve të pacientëve në Komunën e Kamenicës, duke promovuar transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.