2024/12/12 - 9:03
Komuna e Kamenicës në kuadër të programit ‘EU-CSP’ mes Bashkimit Evropian dhe IOM, që ka për qëllim stabilizimin e komuniteteve ka pranuar donacion një traktor.
Ky donacion i është dhuruar Drejtorit të DSHPAIE, Zotrim Kastrati, në prani të Kryetarit Kadri Rahimaj dhe Përgjegjësit të ZLK-së, Dejan Blagojevic.
Kryetari Rahimaj ka thënë se të gjithë qytetarët e Kamenicës janë të barabartë dhe se këtë e kanë dëshmuar edhe projektet për komunitetet ku komuna është bashkëfinancuese sikurse edhe në këtë projekt.
Komuna e Kamenicës si përfituese e këtij traktori do ta shfrytëzojë për mirëmbajtjen e hapësirave publike.