Republika e Kosoves

Kamenicë

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka në objekt të punës së saj: 

1. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Institucionet tjera relevante
ushtron përgjegjësi që i ka komuna në lëmin e bujqësisë në kuptim të gjerë, pylltarisë,
resurseve natyrore dhe zhvillimit rural;
2. Përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarinë
bimore, blegtorale, resurset natyrore dhe zhvillimin rural në territorin e komunës;
3. Bënë nxitjen dhe inkurajimin e fermerëve për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre
bujqësore;
4. Organizon seminare, këshillime etj, me qellim të formimit profesional të fermerëve;
5. Organizon vizita studimore për fermerët, brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e përvojave
të tyre;
6. Merr masa për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rendësin që ka bujqësia për
zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale, sigurimin e
ushqimit të mjaftueshëm, të freskët dhe cilësor, sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e
industrisë ushqimore, për përmirësimin e bilancit tregtarë si dhe mënyrën se si duhet qasur
asaj;
7. Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet,
kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve etj;
8. Analizon potencialin e fermerëve, nevojat dhe mundësit e zhvillimit të mëtejmë të tyre,
rekomandon masat adekuate dhe hulumton mundësit për mbështetje profesionale,
administrative dhe materiale;
9. Hulumton mundësitë për sigurimin e tregut për tërë prodhimtarinë bujqësore;
10. Përkujdeset të sigurojë që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme
bujqësore.;
11. Monitoron menaxhimin e vendgjuetive dhe organizimin e gjuetisë në territorin e komunës;
12. Ndërmerr masa për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqësitë elementare
(vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë etj);
13. Në rast fatkeqësie elementare bënë vlerësimin e dëmit dhe propozon rekomandimet për masat
e mëtejme;
14. Bënë projekte dhe hulumton donator për realizimin e tyre;
15. Bënë mbrojtjen e tokave bujqësore si dhe resurseve të tjera natyre nga degradimi;
16. Bënë kontrollin dhe inspektimin në lëmin e bujqësisë;
17. Kontrolli i hapësirave afariste, objekteve, pajisjet, prodhimin, qarkullimin dhe transportin e
mallrave me origjinë bimore.;
18. Merr masa për ruajtjen e shëndetit publikë dhe urdhëron tërheqjen e mallit të dyshimtë nga
qarkullimi si dhe asgjësimin e tij;
19. Kontrolli veterinar i objekteve, pajisjeve dhe ushqimeve me prejardhje shtazore;
20. Ndalimi i therjeve ilegale dhe ndalimi i shitjes së mishit të pa damkosur në vende publike;
21. Inspektimin e thertoreve – certifikimin e mishit për konsum publikë, inspektimin e fabrikave
për përpunimin e mishit;
22. Lëshimin e fletë transporteve – qarkullimin e kafshëve të gjalla brenda territorit të Kosovës.
23. Damkosja e mishit për konsum, inspektimi i kushteve të prodhimit-përpunimit të produkteve
me origjinë shtazore, mbikëqyrjen e subjekteve tregtare- ushqimore që merren me
qarkullimin e produkteve me origjinë shtazore, objekteve hoteliere, tregjeve etj;
24. Koordinon dhe bashkëvepron me OJQ dhe kooperativa që kanë aktivitet bujqësor;
25. Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural;
26. Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e komunës në lëminin e bujqësisë, pylltarisë dhe
resurseve natyrore.