Komuna e Kamenicës është njësi themelore territorial e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, në kuadër të së cilës qytetarët, drejtpërdejt dhe nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur i realizojnë të drejtat dhe interest e tyre, në territorin e saj të përcaktuar me ligj.
Vizioni
Kryetari i komunës dhe strukturat tjera komunale, kanë gatishmërinë që energjitë dhe dituritë t’i vënë në shërbim të qytetarëve, që institucioni komunal të ofrojë shërbime sa më cilësore. Të vendosur për menaxhim të mirë të pronës publike, duke krijuar kushte më të mira: për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, duke bashkëpunuar me shoqata të qytetarëve , biznese vendëse e ndërkombëtare, si dhe duke u përkujdesur në mbrojtjen e ambientit tonë të bukur. Po ashtu duke inkurajuar rininë për veprimtari kulturore-sportive e rekreative .
Misioni
Administrata e Komunës së Kamenicës, angazhohet për kryerjen e shërbimeve në mënyrë cilësore, efektive e sa më transparente, si dhe menaxhimin e të mirave publike me përgjegjësi. Po ashtu duke bërë planifikimin e mirëfilltë në të gjitha fushat, në të cilat komuna është kompetente.
Komuna feston festat kombëtare, shtetërore dhe fetare, sipas Ligjit për Festat Zyrtare, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Komunikimi me organet e komunës dhe qyetatarët, bëhet në Gjuhën Shqipe dhe Serbe. Komuna i ushtron kompetencat vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara në pajtim me ligjin.