Komiteti për Komunitete përfshinë në rradhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Qdo komunitet që jeton në komunë përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në komunë e përbëjnë shumiën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve.
Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht.
Komiteti gjithashtu i rekomandon Kuvendit të Komunës, masat që duhet të ndërmerren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.
Komiteti për Komunitete ka këtë përbërje:
1.Hasan Krasniqi (LVV)-Anëtar
2. Naim Arifi (PSD)-Anëtar
3.Krenare Mavriqi (AAK)-Anëtare
4.Sejdi Kurteshi (LDK)-Anëtar
5.Dejan Vasic (SL)-Kryesues
6.Maria Antic (Komuniteti Serb)-Anëtare
7.Jelena Stojanovic (Komuniteti Serb)-Anëtare
8.Maria Jokic (Komuniteti Serb)-Anëtare
9.Bahtija Kryeziu (Komuniteti Rom)-Anëtare