Valbona Vitija – Ajeti u lind në Prishtinë, Kosovë, më 14 gusht të vitit 1985 në gjirin e një familjeje Prishtinase. Ajo që në moshë të re tregoi pasion të veçantë për letërsinë në përgjithësi. Pasionin e saj e kultivoi duke studiuar për filologji.
Ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, më pas ka vazhduar edhe studimet postdiplomike, ku u gradua me gradën Master i Shkencave Filologjike.
Veprimtaria politike e Valbonës filloi në vitin 2017, kur në zgjedhjet lokale në Prishtinë u përzgjedh Këshilltare Komunale në Kuvendin e Prishtinës – mandati i parë. Ajo emërua Anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvendin Komunal; poashtu, aksionare me mandat në NPL “ Hortikultura” sh.a.
Në vitin 2018 filloi punën si Mësimdhënëse e Gjuhës shqipe në ShFMU “Faik Konica” Prishtinë.
Në vitin 2021 në zgjedhjet lokale në Prishtinë u përzgjedh Këshillëtare Komunale në Kuvendin e Prishtinës – mandati i dytë. Ajo u emërua Kryesuese e Komitetit për Kulturë, Rini, Sport në Kuvendin e Prishtinës.
Valbona është anëtare e Komisionit për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prishtinës.
Ajo është Nënkryetare e Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë dhe anëtare e Kryesisë së Aleancës së Gruas së Kosovës.
Ka përfunduar kursin specialistik tremujor për zhvillimin e kapaciteteve në udhëheqje, menaxhimin e rasteve dhe bashkëpunimi ndërsektorial.
Flet gjuhën angleze.
Është e martuar me Agronin dhe ka dy fëmijë, Darisin (15) dhe Drinin (9).
Email: valbona.ajeti@rks-gov.net
Asistente: gzime.pacolli@rks-gov.net
Tel:038/233-575
Drejtoria e Administratës
Drejtoria e administratës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për:
Përgjegjësitë e administratës:
Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale të Drejtorisë së Administratës përfshijnë:
Përgatitjen dhe hartimin e akteve të Kryetarit të Komunës ( neni 13 lidhur me nenin 58 të LVQL ) si dhe punë të tjera teknike –administrative si:
Bënë propozimet ( hartimet ) e projekt rregulloreve dhe propozim vendimeve të përgjithshme administrative ,si dhe ushtron propozime për ndryshimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme nënligjore në fuqi ( në juridiksionin Komunal )
Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga zyra e arkivit të administratës së Komunës, si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë, dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës (librat amë, kartotekat, protokollet, regjistrat, etj )
Ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët, përfshirë regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore.
Është përgjegjëse dhe kujdeset për ofrimin e shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .
Ushtron dhe menaxhon me fushën e logjistikës, duke përfshirë menaxhimin dhe kujdesin për automjetet, titullar pronësor i të cilave është Komuna e Prishtinës.
Organizon dhe kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të administratës Komunale, duke përfshirë organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.
Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare.
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Bashkësive Lokale;
2. Sektori për Punë të Kuvendit Komunal;
3. Sektori i Gjendjes civile;
4. Sektori i Teknologjisë Informative;
5. Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme (Logjistikës);
6. Sektori për Shërbim me Qytetar.