Republika e Kosovës

Prishtinë

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa emërohen vetëm nga anëtarët e Kuvendit të Komunës. Në mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa mund të marrin pjesë edhe kryesuesit e komiteteve tjera të Kuvendit.

Komitetin për Politikë dhe Financa e kryeson Kryesuesi i Kuvendit, i cili duhet të vendosë edhe për çështjet të cilat duhet të shqyrtohen në këtë komitet. Kryesuesi, kur kryen detyrën e kryesuesit, ka të drejtën e votës vendimtare, nëse ka numër të barabartë të votave për dhe kundër propozimit.

Përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe kompetencat e tij, janë të parapara me Rregulloren për përbërjen dhe kompetencat e komiteteve.

 

Vendim për ndryshimin e vendimit për formimin e komitetit për politikë dhe financa