Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Donika Çetta u lind në Prishtinë, më 16 shkurt 1976.

Arsimin fillor, të mesëm e përfundoi në Prishtinë, kurse shkollimin e lartë e kreu në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Studimet Master i përfundoi me sukses në Universitetin “Polis”, Dega e Dizajnit Urban dhe Peizazhit në Tiranë.

Me përvojën profesionale, ka dhënë kontribut në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendëse shtetërore dhe ato private.

Ka punuar në koordinimin dhe implementimin e projekteve ne fushat e gazetarisë dhe mbrojtjes së mjedisit, aktivizimit qytetar, arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrëse në shumë projekte, duke përfshirë analizën e të dhënave dhe fizibilitetin e gjendjes dhe ndikimin e politikave në zhvillim dhe planifikim, hartimin e udhëzuesve për trashëgimi kulturore, dizajnin urban të sheshit dhe bulevardit të qytetit të Podujevës, plane rregulluese në Komunën e Suharekës, menaxhimin dhe koordinimin e projekteve restauruese e konservuese në qendrat rajonale të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në analiza, projektime dhe menaxhime, përfshirë të gjitha llojet e ndërtesave, nga ato të banimit, administrative e shoqërore, pastaj hapësirave publike dhe parqeve, që nga projektet konceptuale e deri tek ato të detajuara.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës.

E-mail: donika.cetta@rks-gov.net

Asistente: florida.i.krasniqi@rks-gov.net

Tel: 038/245-991

Drejtoria e Parqeve

Deklarata e misionit: Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të Drejtorisë së Parqeve përfshihen:

• Krijimi dhe administrimi i parqeve rekreative brenda territorit të komunës së Prishtinës;

• Evidentimi i zonave të përshtatshme për krijimin e hapësirave të reja të gjelbra në secilën zonë të kryeqytetit;

• Mbrojtja dhe kujdesi ndaj zonave të gjelbra brenda territorit të komunës së Prishtinës;

• Administrimi i aseteve rekreative (pajisje, pista e shtigje, ambiente rekreative) që ndodhen në territorin e komunës së Prishtinës);

• Krijimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e këndeve të lojërave për fëmijë;

• Nxitja, promovimi, mbështetja dhe organizimi i aktiviteteve rekreative për fuqizimin e jetesës aktive nëpërmjet edukimit e sensibilizimit për një jetesë të shëndetshme, në bashkëpunim me sektorë të tjerë përgjegjës;

• Organizimi dhe koordinimi i planeve operacionale të gjelbërimit;

• Dhënia e pëlqimit për shfrytëzimin e hapësirave të parqeve për aktivitete kulturore (jo afariste);

• Informimi i publikut për çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave të gjelbra;

• Emërtimi i secilës prej hapësirave të gjelbra brenda territorit të komunës së Prishtinës;

• Bashkërendimi me dikasterët tjerë të nivelit lokal dhe ministrinë e linjës mbi çështje që lidhen me hapësirat e gjelbra;

• Punë të tjera në kuadër të fushë-veprimtarisë së Drejtorisë, në përputhje me  ligjet në fuqi.