Republika e Kosoves

Prishtinë

Përparim Rama

 Përparim Rama është arkitekt dhe urbanist i njohur shqiptar, i cili është vlerësuar me çmime ndërkombëtare.

Ai u lind më 20 janar të vitit 1976, në Prishtinë. Në moshën 16 vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe. Pjesën e parë të studimeve universitare Bachelor i ka filluar në vitin 1995, në SBU “London Bank University” për Arkitekturë, dhe i ka përfunduar në vitin 1998. Gjatë periudhës 2001-2003 vazhdoi pjesën e dytë të studimeve në “University of East London”. Pas studimeve Bachelor, nga viti 2003 vazhdoi studimet për Master DipArch në “University of East London”. Nga CECA “Centre for Evolutionary Computing in Architecture” u shpall Master i dalluar.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në historinë e saj me Pavilionin ”Punuesi i filigranit”.

Përparim Rama njihet për angazhimin e tij në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër, në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Nju-Jork, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë.

Në vitin 2013, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij, fituan çmimin e parë në “World Interiors News Annual Award 2013”, duke mposhtur 1,600 kandidatë nga mbarë bota.

Përparim Rama është anëtar i asociuar i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë.​