Komuna Hani i Elezit, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirèqenie Sociale bashkë me AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të implementuar nga KOPF organizon në Hanin e Elezit – KARVANIN SHËNDETËSOR të quajtur “PërSHËNDETje”.
I lusim të gjithë banorët e Komunës së Hanit të Elezit, pa dallim moshe dhe gjinie që me datën 08.11.2024 (e Premte) duke filluar prej orës 12:00-15:00 të marrin pjesë në fushatën “PërSHËNDETje” ku do të ofrohen informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin duke përfshirë; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria, ku në njërën nga tendat do të jenë edhe profesionistët shëndetësor nga QKMF-Hani Elezit të cilët do të ofrojnë edhe shërbime profesionale.
Krejt në fund ofrohet edhe ushqim dhe pije falas.
Kjo fushatë zbatohet nga KOPF (Kosova Population Foundation).
Lokacioni: Në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
DSHMS