Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Lajm i Mirë për Qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit!

2025/01/10 - 11:47

Sot dita e parë e punës për vitin 2025, u filluam me ofrimin e shërbime pa pagesë për përdorim të brendshëm të certifikatave të gjendjes civile, kjo përmes kërkesës nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme përmes Kryetarit të Komunës për ndryshimin e rregullores për taksa në DAP në Kuvendin Komunal.
✅ Certifikatat pa pagesë që mund të merrni:
Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
Certifikatat e Lindjes
Certifikatat e Vdekjes
Certifikatat e Martesës
Certifikatat e Vendbanimit
Certifikata e Gjendjes Martesore
Certifikata e Shtetësisë
Deklarata e Bashkësisë Familjare
✅ Kërkesa për fitimin e shtetësisë – pa pagesë
✅ Lidhja e kurorëzimit brenda objektit – pa pagesë
🔹 Shërbimet janë të dedikuara për përdorim të brendshëm dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e procedurave administrative. Tani mund të merrni dokumentet që ju nevojiten pa pasur nevojë të paguani!
💬 Për më shumë informacion, kontaktoni Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme apo vizitoni zyrat tona!