Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Mbahet sesioni informues për programin Kosovo Generation Unlimited

2025/01/10 - 11:31

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me #UNICEF-in në Kosovë dhe Rrjetin #CSR Kosova, ka nisur një fazë të re të programit Kosovo Generation Unlimited. Ky program ka për qëllim fuqizimin e të rinjve, duke u ofruar punë praktike, mentorim dhe trajnim përmes bizneseve lokale.
Sesioni informues u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Zyrës së Punësimit në Han të Elezit dhe Kosovo CSR Network, duke përfshirë edhe kompaninë Sharrcem e cila u përkujdes për pjesën logjistike të takimit.
Për më shumë detaje vizitoni:
www.kosovogenu.com