NJOFTIM
2025/02/03 - 2:01
Ju njoftojmë se shërbimet e kardiologjisë në QKMF – Hani i Eëezit, sipas marrëveshjes mes Sharrcem dhe Komunës. për muajin shkurt 2025, do të ofrohen sipas datave të mëposhtme:
– 5 Shkurt 2025 – duke filluar nga ora 18:00
– 13 Shkurt 2025 – duke filluar nga ora 18:00
– 20 Shkurt 2025 – duke filluar nga ora 18:00
Për të caktuar terminin, ju lutemi që të paraqiteni në sportelin e QKMF – Hani i Elezit , nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 – 15:00.
VËMENDJE:
Para kontrollimit tek mjeku kardiolog, pacientët duhet të përgatiten për EKG, prandaj të gjithë ju që caktoni termin për një nga datat e mësipërme, duheni të paraqiteni tek QKMF duke filluar nga ora 17:00-18:00 për realizimin e EKG-së.