Shërbime më të lehta dhe më të shpejta për qytetarët
2025/02/04 - 10:31
Si pjesë e reformave në administratë për vitin 2025, nga kjo javë qytetarët e Hanit të Elezit mund të shfrytëzojnë një kompjuter të dedikuar në objektin e komunës për të nxjerrë dokumente përmes platformës e-Kosova dhe për të aksesuar shërbime të tjera online.
Pajisja është përgatitur me të gjitha mjetet përcjellëse në bashkëpunim me zyrtarin e IT-së, duke e bërë administratën tonë më të qasshme, më efikase dhe më të digjitalizuar.
Ky është njëri ndër hapat e parë drejt modernizimit të shërbimeve komunale!