Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Turneu Ndërkombëtar i Volejbollit “17 Shkurti”

2025/02/17 - 11:55

Në kuadër të 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u realizua për herë të parë Turneu Ndërkombëtar i Volejbollit “17 Shkurti” , si organizator dhe nikoqir Klubin e Volejbollit “Sharri” nga Hani i Elezit, në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, e i cili përveç karakterit garues, kishte synim edhe forcimin e raporteve miqësore e profesionale mes klubeve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në këtë turne, morën pjesë: Shkupi Volley , KV “Kaçaniku”, KV “Lipjani” dhe KV “Sharri”, ndërsa çmimi i parë i takoi KV “Kaçaniku”, vendi i dytë KV “Sharri” dhe lojtarja më e mirë e turneut Yllza Zeneli nga KV “Kaçaniku”.
Sporti është ambasadori më i mirë për të promovuar vendin, dhe sot Hani i Elezit tregoi kulturë të lartë sportive me organizimin e Turneut Ndërkombëtar në Volejboll “17 Shkurti”