Mësimdhënësit e SHML “Dardania” në Han të Elezit përfitojnë paisje teknologjike
2024/11/27 - 12:15
Mësimdhënësit e SHML “Dardania” në Han të Elezit përfitojnë paisje teknologjike-laptop, mjete pune për mbajtjen e orës mësimore.
Ambasada e Polonisë në Shkup e përfaqësuar nga sekretarja e parë, znj.Anna Kasprzak ka dhuruar pajisjet teknologjike për ShML “Dardania” të pranuar nga drejtori i shkollës z.Ziber Xhoni, e të cilët do të ndikojnë në mësimdhënie moderne dhe efektive për përgatitje mësimore.
Falënderoj Ambasadën e Polonisë në Shkup për donacionin, si dhe KFOR-in LMT-8 për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Hanin e Elezit.