Republika e Kosoves

Hani i Elezit

NJOFTIM

2025/01/10 - 11:48

Ju njoftojmë se si rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Hanit të Elezit dhe kompanisë Sharrcem si financues i projektit, do të vazhdojë edhe përgjatë këtij viti ofrimi i shërbimeve të kardiologjisë në QKMF – Hani i Elezit.
Gjatë muajit janar, ky shërbim do të ofrohet 4 herë, sipas datave të mëposhtme:
– 8 JANAR 2025 – ora 18:00
– 16 JANAR 2025 – ora 18:00
– 22 JANAR 2025 – ora 18:00 dhe
– 30 JANAR 2025 – ora 18:00
Gjatë një dite, do të ofrohet shërbimi për 20 persona, andaj për të caktuar termin, kontaktoni në numrin e telefonit: +38344482152