NJOFTIM
2025/01/12 - 11:47
Sipas marrëveshjes mes Komunës (Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë) dhe NPL “Pastrimi” , edhe gjatë sezonit të dimrit ka vazhduar mirëmbajtja e rrugëve lokale të Hanit të Elezit.
Për shkak të kapaciteteve të ulëta të NPL “Pastrimi” për t’i mbuluar të gjitha terrenet e shumta të Hanit të Elezit njëherazi, kjo kompani ka bashkëpunuar me banorë të disa zonave, ku kompania ka hequr të gjitha shpenzimet e nevojshme për angazhimin e tyre, konkretisht me Nureman Dernjani për fshatin Paldenicë dhe Ramukë, Kefser Thaçi për fshatin Krivenik dhe Kadri Brava për lagjen te rrafshet dhe për fshatin Puset e Nikës.
Sipas kompanisë, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por pasteimi i rrugëve po vazhdon edhe më tutje.
Apelojmë tek ngasësit e veturave dhe mjeteve tjera motorike që të qarkullojnë me kujdes të shtuar dhe duke iu përshtatur kushteve atmosferike!