Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Takim përfaqësues të Kontigjentit të KFOR-it Polak

2025/01/28 - 11:57

Gjatë ditës së sotme, prita në takim përfaqësues të Kontigjentit të KFOR-it Polak, si një lloj takimi përshëndetës, pasiqë nga data 30 janar do të bëhet edhe ndërrimi i komandos.

Kontigjentit Polak të KFOR-it në Kosovë i jemi shumë mirënjohës sepse gjatë mandatit të tyre kemi pasur një nga bashkëpunimet më të mira, si rezultat i të cilave kemi qenë përfitues, qoftë prej tyre, qoftë nga ata si ndërmjetësues, duke përfshirë këtu kryesisht bashkëpunimet në fushën e arsimit dhe investimit në shkolla, por edhe në fushën e shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Falënderova Kontigjentin Polak për bashkëpunimin e tyre dhe gjeta rastin që t’iu uroj për suksese në vazhdimet e tyre.