2025/02/08 - 12:30
Shkolla Dimërore e Skijimit “Drejt Malit” po realizohet edhe këtë vit , ku bashkë me Drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport – Arbenita Bajramaliu, para nisjes i mirëpritëm dhe iu uruam suksese 46 nxënësve nga shkollat fillore të Komunës së Hanit të Elezit, të cilët janë nën kujdesin e dy mësimdhënësve, Bujamin Berisha dhe Bunjamin Bushi, për të cilët ndjejmë mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe përkushtimin e tyre.
Shkolla Dimërore e Skijimit, saktësisht projekti “Drejt Malit” po realizohet edhe këtë vit në nivel të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim të MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit), MSH (Ministria e Shëndetësisë) dhe FSSHK (Federata e Sportit Shkollor i Kosovës), në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Skijimit të Kosovës.
Projekti mbështet zhvillimin e sportit shkollor në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Kosovës, ku jemi pjesë edhe ne si Komunë, me pjesëmarrje të nxënësve filloristë, , ku përveç që do të kenë mundësinë të mësojnë skijimin, ata do të kenë edhe aktivitete të tjera jashtë kurrikulare.