2018/02/09 - 4:16
Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.
Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion); në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës.