Republika e Kosoves

Ferizaj

Numri i banorëve

Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Ferizajt ka 108.610 banorë, 51 për qind prej të cilëve jetojnë në 45 fshatra, ndërsa 49 për qind jetojnë në qytet. Nga ky numër, 96 për qind janë shqiptarë, kurse 4 për qind janë ashkanlinj, romë, boshnjakë, serbë etj. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2013 në komunën e Ferizajt kanë lindur 1.952 fëmijë, kanë vdekur 436 banorë, janë martuar 910 çifte, ndërsa janë shkurorëzuar 83 bashkëshortë.