Republika e Kosoves

Fushë-Kosovë

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Fushë-Kosovës

2019/07/02 - 1:20

Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat: Sllatinë e Madhe, Sllatinë e Vogël, Miradi e Ulët, Vragoli, Harilaç, Henc, Grabovc, Lismir dhe Pomozotin.

Me përfundimin e asfaltimit të këtyre rrugëve dhe rrugicave nëpër këto fshatra, me një gjatësi prej 4.43 km, pritet edhe përfundimi i pothuajse tërë infrastrukturës rrugore.