Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fushë-Kosova pritet të krijojë 268 vende të reja punës

2013/07/29 - 10:05

Saktësisht, 268 vende të reja punës pritet të hapen, për të cilat u bë e ditur pas nënshkrimit të marrëveshjes së Paktit Territorial të Punësimit. Projekti është bashkëpunim mes UNDP-së dhe Komunës së Fushë-Kosovës, ku kjo e fundit kontribuon me 250 mijë euro.

Zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Steliana Nedera, u shpreh e kënaqur për arritjen e marrëveshjes, e cila njëherazi ftoi edhe komunat e tjera të veprojnë ngjashëm, transmeton KTV.  Pakti territorial për punësim synon nxitjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përfshirjen e individëve më të cenueshëm në Komunën e Fushë-Kosovës.  Në këtë ceremoni morën pjesë të gjithë 13 aktorët e përfshirë në projekt, ku konfirmuan se do të japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e projektit, me qëllim të uljes së papunësisë.