Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Njoftim

2014/11/07 - 1:38

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Fushë-Kosovës vazhdon të bashkëpunojë me mjekët austriakë për t’iu ofruar ndihmë fëmijëve deri në moshën 13 vjeçare të cilët vuajnë nga sëmundjet e rënda kardiovaskulare, ortopedike dhe sistemi i veshkave.

Mjekët austriakë do të qëndrojnë në Fushë-Kosovë më datë 20.11.2014, prej orës 12.00 dhe shërbimet mjekësore do të ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. “Fatmir Krasniqi“ në Fushë-Kosovë.

Udhëzojmë prindërit që fëmijët me sëmundje të rënda t’i sjellin për kontroll mjekësor sepse është pa pagesë.