Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Së shpejti fillon Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron”

2014/11/12 - 8:35

Komuna e Fushë-Kosovës përkatësisht  Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe kompania ‘Hekurudhat e Kosovës’, organizojnë festivalin e filmit ‘Hyjnesha në Fron’, i cili këtë vit do të vijë më ndryshe. Një ide kreative, që nuk jemi mësuar ta shohim në festivale të tjera, do të realizohet pikërisht këtë muaj.

Edicioni i shtatë i festivalit “Hyjnesha në Fron” do të organizohet në tren dhe do të mbahet në Fushë-Kosovë prej 17 deri më 21 nëntor. Hyjnesha në Fron është statuja me famë botërore e cila daton rreth 5000 vite e vjetër dhe është monument autokton i Kosovës, e cilësuar si kryevepër e artit antik. “Fest Film Kosova” si shpërblim ka statujën në madhësi dhe formë identike të shkrirë në ari.